fbpx

Për hartimin e projektit për ndërtimin e këtij parku është bërë një analizë e thellë arkitekturore e urbanistike për të krijuar gjithashtu edhe hapësira të përshtatshme për çdo grupmoshë, i aksesueshëm në çdo stinë, me diversitet natyror, me siguri, gjelbërim, fushëpamje të mirë (nëpërmjet gjelbërimit të ulët), i ndriçuar, me mobilim urban të bollshëm. Është menduar që në të të ketë një zonë për kopësht botanik, një hapësirë për fëmijët, për të rinjtë dhe për familjarët. Janë menduar edhe dy shatërvanë: një i vogël dhe i thjeshtë dhe një tjetër më i madh dhe më i sofistikuar, ku do të luhet me dritat, lëvizjet dhe rrjedhjen e ujit.

Projekti përfshin edhe rikonstruksionet e fasadave, të rrugëve, ndriçimin e tyre, kanalizimet mbi dhe nëntokësore. Godina e ish-fabrikës së miellit do të kthehet në qendër kulturore që do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, kryesisht të rinjve. “Ndërtimi i parkut qendror të qytetit është projekti më ambicioz për vitin 2016.

Për të arritur një punë sa më cilësore dhe një investim bashkohor, projekt-idetë për parkun janë konsultuar edhe me arkitektë me emër si Artan Shkreli, dekani i fakultetit të Arkitekturës, Andrea Maliqari, Reis Petrela, Daniel Gjoni etj..”. Zbatimi i këtij projekti zgjat dy vjet dhe do të përfundojë në fund të vitit 2018. Financimi i tij bëhet nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.

 

Gentian Lloshi